LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Arrëz, iu gjetën katër thasë me kanabis

Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Arrëz, iu gjetën katër thasë me kanabis

Policia e Shtetit ka njoftuar të premten se është arrestuar një 27-vjeçar me inicialet N.H, banues në fshatin Arst në Fushë Arrëz.

Sipas njoftimit, ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde.


“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, raste të së cilës janë goditur nga Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. H., 27 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz”, thuhet në komunikatën për media.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit N. H., 280 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe katër thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori