LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative disa mujore në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar për trafikim me narkotik. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë.

Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë dhe janë arrestuar: L.Z., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar), V.M., (viti i lindjes 1993, femër kosovare) dhe F.R., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).

Si prova materiale policia thotë se janë sekuestruar:


Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro), katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro), një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro), shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro), para të gatshme 1645 euro, tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori