LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

Arrestohen tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla
Ilustrim (Foto: envato)

Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e ka bërë të ditur minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla”.


“Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Valon Syla flet pas sulmit: Jam libertarian me bindje, nuk më nevojitet paqja pa liri
Lexo po ashtu Valon Syla flet pas sulmit: Jam libertarian me bindje, nuk më nevojitet paqja pa liri

Për arrestimin ka reaguar edhe Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre (3) të dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’.

“Tre të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gazetari Valon Syla pretendon se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK.

Syla i përshkruan tre të dyshuarit “në dukje islamik fanatik”.

Për rastin në fjalë, pati reagime të ashpra të shoqërisë civile, liderëve institucionalë, e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori