LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen në Itali dy të rinj me origjinë nga Kosova, planifikuan sulme terroriste në emër të ISIS-it

Arrestohen në Itali dy të rinj me origjinë nga Kosova, planifikuan sulme terroriste në emër të ISIS-it

Dy të rinj me origjinë nga Kosova janë ndaluar nga policia italiane pasi dyshohet se janë trajnuar për të kryer një sulm terrorist me mjete shpërthyese në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

Burrë e grua raportohet se janë arrestuar me arsyetimin se po organizonin një sulm terrorist ose përmbysjen e rendit demokratik në shtetin italian.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Roveretos (Trento), ndaj gruas ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kurse ndaj burrit u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik, raportoi të premten Corriere della Sera.


Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.

Hetimet e Ros zbuluan se të dyshuarit mund të ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).

Sipas planeve të tyre, pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori