Arrestohen katër të dyshuar në Lipjan, rrahën katër të tjerë - përdorën edhe thikë

Katër persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht katër të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40, në Lipjan.
Tutje thuhet se si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

















































