LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë
Foto: Ilustrim

Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur sot (diel) rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.


Ndërkohë policia njofton se kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, ku janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit:  V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj njëjtëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Telegrafi/