Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar të shtunën si të dyshuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 07.04.2023 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Njëri nga personat e arrestuar me inicialet A.I 38 vjeçar, pasi kishte shkelur një aktvendim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
Ndërsa, i dyshuari i dyshuari tjetër me inicialet P.S 32-vjeçar, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/




















































