LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy serbë të dyshuar për drogë në Gjakovë

Arrestohen dy serbë të dyshuar për drogë në Gjakovë

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot rreth orës 17:05, gjatë një patrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë.

Policia njofton se gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike.

“Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar”, bën të ditur policia.


Më tej thuhet se lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Telegrafi/