Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, më datën 14:07.2023 rreth orës 16:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj ishte një përleshje në mes dy personave.
“Patrullat e policisë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arrestuar dy persona (vëllezër) H.S (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe V.S (M/K) i moshës 47 vjeçar, tek ky i fundit është gjetur, e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Siç njofton Policia, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Mickoski: Tokat bujqësore iu takojnë bujqve, jo atyre që nuk e shohin bujqësinë si prioritet
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve