LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 7 persona në Korçë, shisnin drogë në lokal nate

Arrestohen 7 persona në Korçë, shisnin drogë në lokal nate

Finalizohet në Korçë operacioni policor për shpërndarjen dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokale nate, ku janë arrestuar 7 persona. Në pranga janë rënë shtetasit Armando Kokot, 18 vjeç Mario Kokot, 22 vjeç, vëllezër; Leodin Rungo, 37 vjeç, Johan Mukollari, 42 vjeç dhe  Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

Aksioni është bërë  me datë 21 maj 2017, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live,  me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë narkotike të kokaine, të fshehur në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa, e futur në qese plasmasi.


Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale “Përshtatja e lokalit  për përdorim droge”, si dhe truprojës të sigurisë në këtë lokal shtetasit Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale  “Moskallëzim krimi”  dhe  “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Liço dyshohet  se  ka njoftuar  shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike .

Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases  E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori