LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 6 inspektorë policie në Durrës për ryshfet

Arrestohen 6 inspektorë policie në Durrës për ryshfet

Gjashtë inspektorë të policisë kufitare në Durrës janë arrestuar nga forcat e Shërbimit të Brendshëm nën akuzën e korrupsionit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrollori”, hetuesit kanë arritur të zbulojnë se efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.


Në pranga përfunduan:
A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;
D.D., 53 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Sipas policisë, hetimet ndaj tyre kanë nisur vitin e shkuar.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës”, sqaron Policia e Shtetit.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë./Ora News/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori