Pas arrestimit të qytetarit Tefik Mustafa nga autoritetet e Serbisë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj).
Përmes një njoftimi për media thuhet se reagimi i institucioneve ka qenë automatik, si këngë korale, pasi kanë ndodhur arrestimet.
“Sidomos për këto dështime dallohet MPJD, që ka përgjegjësi ligjore dhe morale të trajtojë me seriozitet këto raste”, thuhet në reagim.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMDLNJ-së:
Ditë më parë, në pikëkalimin kufitar në Merdare është arrestuar nga policia serbe Tefik Mehmeti nën dyshimin për krime lufte në vitin 1999. Saktësisht, Tefik Mehmeti dyshohet nga autoritetet serbe se me 19 qershor 1999 në autodhën Gjilan – Kamenicë ka ndaluar tre policë serbë, gjithnjë sipas autoriteteve serbe, si ushtar i UÇK-së.
Rasti i është dorëzuar Prokurorisë për krime lufte të Serbisë. Pas arrestimit ishte një reagim kryesisht politik i institucioneve të Kosovës ndonëse deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të informuar qytetarët e Kosovës për rrezikun e të kaluarit nëpër Serbi për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës, në çfarëdo forme.
Reagimi i institucioneve ka qenë automatik, si këngë korale, pasi kanë ndodhur arrestimet. Sidomos për këto dështime dallohet MPJD, që ka përgjegjësi ligjore dhe morale të trajtojë me seriozitet këto raste.
KMDLNj-ë, në shumë reagime publike ka kërkuar nga qytetarët që eventualisht mund të arrestohen nga policia serbe për shkak të pjesëmarrjes në luftë apo përkrahjes së saj që mos të udhëtojnë përmes Serbisë aq më parë që kanë shumë mundësi tjera.
Qytetarët shqiptarë që po arrestohen nuk kanë asnjë mundësi të vizitohen nga organizatat për të drejtat e njeriut, as nga Kosova e as nga Serbia andaj mungojnë informatat për trajtimin e tyre dhe realizimin e të drejtave të njeriut, si persona të privuar nga liria.
Gjithashtu, kanë probleme për sigurimin e një mbrojtjeje efektive ligjore. Në anën tjetër, shtetasit e Serbisë që mbahen në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese vizitohen pa asnjë pengesë nga autoritetet kosovare dhe trajtimi i tyre është 100 për qind në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për persona të privuar nga liria.
Duhet të krijohet një mundësi që shtetasit kosovarë që aktualisht janë në burgjet e Serbisë të vizitohen nga monitorues të pavarur sikur që edhe shtetasit e Serbisë që mbahen në burgjet e Kosovës, gjithashtu të vizitohen nga monitorues të pavarur.
Në të kundërtën gjithmonë do të krijohet një mundësi dhe hapësirë për spekulime nga pozita e përfitimit politik.
Serbia po e shfrytëzon arrestimin shtetasve të Kosovës të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte për të arrestuar dhe keqtrajtuar shqiptarë të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi.
KMDLNj-ë, edhe një herë thërret qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi dhe të shfrytëzojnë rrugët tjera sepse Serbia ka mundësi të pakufishme të sajojë prova për kriminalizimin e tyre.
Në rrethanat aktuale, asnjë shqiptar që udhëton nëpër Serbi nuk ka siguri se nuk do të keqtrajtohet, gjobitet apo privohet nga liria.
Pastaj, ndonëse nuk kanë kryer asnjë vepër penale, duhet të shpenzojnë dhjetëra e dhjetëra mijëra euro për ta rifituar lirinë apo për ta paguar dorëzaninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?