LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i një serbi të dyshuar për krime lufte në Kamenicë, Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të pandehurin

Arrestimi i një serbi të dyshuar për krime lufte në Kamenicë, Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të pandehurin
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Z.A, i nacionalitetit serb, i cili është ndaluar gjatë të martës me dyshimet për krime lufte kundër popullatës  civile.

Në pyetjen e bërë nga Telegrafi, lidhur me masën ndaj të dyshuarit për krime lufte, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu tha se është kërkuar paraburgim për të dyshuarin.


“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Z.A., nacionalitetit serb, i cili është ndaluar gjatë ditës së djeshme, me dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”, tha ai.

Të martën, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, ka arrestuar të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale të martën kishte njoftuar se serbi i arrestuar dyshohet se kishte torturuar për një ore e gjysmë një person në vitin 1999 në Kamenicë.

Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kamenicë
Lexo po ashtu Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kamenicë

“I pandehuri Z.A., dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë”.

Prokuroria thotë se këto veprime janë të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare  të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale ai pastaj ka filluar të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të  pronës së shqiptarëve,  ia ka vënë zjarrin, si dhe ka marr pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

Me këto veprime i pandehuri Z.A., kishte për të kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës  civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori