Autoritetet serbe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë arrestuan kanë arrestuar të premten ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj nga Prizreni, e që sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nuk ishte arrestimi i parë dhe sigurisht as edhe i fundit i ushtarëve të UÇK- së.
Sipas KMDLNJ, para katër vjetëve ishte arrestuar, po me këtë pretekst edhe Nezir Mehmetaj, i cili ende mbahet në burgjet e Serbisë.
“KMDLNJ disa herë përmes reagimeve publike kishte kërkuar që të gjithë ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë nëpër Serbi aq më parë që kanë shumë mundësi tjera udhëtimi, pa qenë e nevojshme kalimi nëpër Serbi. Kush ka dëgjuar ka kaluar më mirë. Kush nuk ka dëgjuar është përballur dhe po përballet me procese gjyqësore që edhe po zgjasin shumë sikur që janë të kushtueshme materialisht”, thuhet ne reagimin e KMDLNJ, transmeton Telegrafi.
“Për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Serbinë, autoritetet kosovare nuk kanë mundësi të sigurojnë mbrojtje efektive juridike e as të monitorojnë trajtimin e tyre gjatë mbajtjes në arrest, qoftë në paraburgim, qoftë gjatë vuajtjes së dënimit. Autoritetet kosovare, në pamundësi të sigurojnë përkrahje për të arrestuarit, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, mjaftohen me deklarata publike politike duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët”.
KMDLNJ thotë se “Ndërkombëtarët me këtë rast zbatojnë standarde të dyfishta, interesohen për serbët e arrestuar në Kosovë dhe aspak për shqiptarët e arrestuar në Serbi. Në rastin konkret, arrestimit të Hasan Dakaj autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike dhe të përkrahin materialisht familjen e të arrestuari gjatë vizitave anëtarit të arrestuar dhe gjatë qëndrimit në Serbi”.
“Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë nga ndërkombëtarët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës nëse iu respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”.
“Nëse sigurohen kushtet, KMDLNj është i gatshëm në çdo kohë të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës që mbahen në burgjet e Serbisë, eksluzivisht nga pozita e monitoruesit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Prania e monitoruesve gjatë mbajtjes së të arrestuarve ne qendrat e ndalimit sikur edhe gjatë gjykimit krijon siguri më të madhe për personat e privuar nga liria dhe një proces gjyqësor më të drejtë dhe më transparent.”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit