Në orën 11:15 në gjykatën e Vlorës do të mbahet masa ndaj Fredi Belerit, alias Dhionis Alfred Beleri. Pritet që Prokuroria të kërkojë arrest me burg, deklaruan për Anila Hoxhën burime jo zyrtare, por të sigurta.
Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.
Burimet i treguan gazetares Hoxha se Kokoneshi mbas shtrimit në spitalin e Vlorës është transportuar drejt Tiranës. “Nuk jemi në gjendje të themi nëse kjo është një lojë e avokatëve apo vërtet i dyshuari ka shfaqur shenja të rëndimit të gjendjes shëndetësore”- shtoi një nga anëtarët e grupit të hetimit, sipas të cilit, “është e vërtetë që i dyshuari ka kryer një ndërhyrje në zemër 10 vjet më parë, por nga ndihma e parë që ju dha në spitalin e Vlorës gjendja e tij nuk ishte aq kritike sa të transportohej drejt Tiranës”.
Në përfundim të masës për Fredi Belerin, i takon trupës gjyqësore që të caktojë orën se ku do të mbahet seanca tjetër në spital. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua dje pak minuta pas mesnate, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Sikurse raportoi Top Channel, Beleri u arrestua në restorantin e tij në Himarë, dhe shoqërua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Në komisariatin e Himarës, Belerin e kanë pritur simpatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili e quan sulm të pastër politik dhe bën thirrje që të tilla tentative, për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit, është orkestruar enkas nga kryeministri Rama.
Ndalimin e Belerit nën dyshimin e shit-blerjes së votave, vetë kreu i qeverisë nuk e ka përdorur si një ngjarje për të fërkuar duart. Duke kërkuar mos-politizimin e çështjes, Rama ka kërkuar që fjalën e fundit ta thotë drejtësia. Vetë Berisha, e konsideroi ngjarjen “hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime”, ndërsa për Greqinë fqinje “nëse nuk ka prova të pa kontestueshme, arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve përbën një skandal të vërtetë”./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë