Arrestimet e shtetasve të Kosovës nga Serbia, Osmani në takim me Sorensenin kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Në takim, Osmani ka trajtuar edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga shteti serb.
“Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndryshe, disa qytetarë të Kosovës janë arrestuar derisa ishin duke kaluar në Serbi, për arrestimet e tyre ka pasur reagime edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./Telegrafi/

















































