LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re

Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka dërguar 7 ftesa për intervistim, ndërsa arrestimet e para pritet të ndodhin ditëve në vijim. Njohësit e çështjeve të drejtësisë, presin që aktakuzat e para të ngritën kur qeveri të formohet.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, aktakuzat e para prej Prokurorisë pritet të nisin së shpejti.

Arton Dehmhasaj nga organizata “Çohu” thotë se sapo të formohen institucionet e reja të vendit, pritet të ngriten aktakuzat e para nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Cikli i intervistave nga Gjykata Speciale po vjen duke përfunduar. Po mendoj se në momentin që të krijohet qeveria dhe një stabilitet politik mund të vijnë aktakuzat e para dhe njëkohësisht edhe arrestimet e para nga Gjykata Speciale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional si periudhë të mundshme të ngrtijes së aktakuzave të para e sheh pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.

“Sipas të gjitha gjasave, mbi bazën e asaj që po shohim, diku nga fillimi i pranverës së hershme mund të kemi aktakuzat e para”, deklaroi Nrecaj, përcjell Telegrafi.

E, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thonë se rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor.

Ndërkaq kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk i përjashton as protestat.

Numri i të ftuarve për intervistim ka arritur 110, pa llogaritur ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, apo që nuk kanë dashur të publikojnë ftesën e tyre me qëllim të ruajtjes së privatësisë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori