LAJMI I FUNDIT:

Arrestime në Libi për shembjen e digave që ua morën jetën mijëra njerëzve

Arrestime në Libi për shembjen e digave që ua morën jetën mijëra njerëzve

Kryeprokurori i shtetit libian ka paditur 16 zyrtarë libianë dhe ka urdhëruar paraburgimit të tetë prej tyre si pjesë e hetimit për shembjen e dy digave, që rezultuan në përmbytje shkatërruese dhe vdekje të shumta në qytetin Derna më 10 korrik.

“Dyshohen 16 persona, të cilët aktualisht ose kanë mbajtur më parë poste përgjegjëse në departamentin e burimeve hidraulike ose në departamentin e menaxhimit të digave në Libi. Ndër të tjera ata dyshohen për “keq menaxhim” dhe “neglizhencë”, tha prokuroria.

Mes tyre është edhe kryetari i bashkisë Derna, Abdulmonem al-Gaiti, i cili u shkarkua nga posti pas tragjedisë së bashku me anëtarët e tjerë të këshillit bashkiak, të cilët gjithashtu përfunduan në paraburgim, transmeton Telegrafi.


Stuhia Daniel goditi pjesën lindore të Libisë natën e 11 shtatorit, veçanërisht qytetin Derna me një popullsi prej 100 mijë banorësh. Aty, dy diga u shembën, duke shkaktuar një përmbytje si cunami që fshiu gjithçka në rrugën e saj.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmbytjet lanë 4014 të vdekur dhe më shumë se 8500 janë ende të zhdukur.

Të hënën, më 18 shtator, qindra banorë të Dernas protestuan duke kërkuar përgjegjësinë e autoriteteve, pasi besojnë se ata janë përgjegjës për fatkeqësinë dhe viktimat.

Prokurori i shtetit libian Al-Seddik al-Sour raportoi më 15 shtator se kishte hapur një hetim mbi rrethanat e tragjedisë. Më pas ai tha se departamenti i menaxhimit të digave në Libi kishte raportuar çarje në dy struktura që në vitin 1998, por asgjë nuk ishte bërë për t’i riparuar ato që atëherë.

Hetimi u përqendrua veçanërisht në kontratën e lidhur ndërmjet departamentit të ujësjellësit libian dhe kompanisë turke për mirëmbajtjen e dy digave, si dhe në pagesën në vitin 2014 të kompanisë turke të përmendur të “një shume joproporcionale parash edhe pse ajo shkeli detyrimet e përcaktuara në kontratë”, tha prokuroria.

Në një studim të nëntorit 2022, inxhinieri dhe akademiku libian Abdel-Wanis Ashour paralajmëroi autoritetet për një “katastrofë” të mundshme që kërcënonte Dernan nëse digat nuk mirëmbahen nga autoritetet.

Por paralajmërimi i tij u shpërfill, megjithëse Libisë, si një vend me rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë, nuk i mungojnë burimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori