LAJMI I FUNDIT:

Arratisja spektakolare e demonstruesve në Hong Kong, kanë qenë të rrethuar nga të gjitha anët – ikën nga kampusi i universitetit me litar

Arratisja spektakolare e demonstruesve në Hong Kong, kanë qenë të rrethuar nga të gjitha anët – ikën nga kampusi i universitetit me litar

Dhjetëra demonstrues në Hong Kong të cilët policia i ka detyruar të ngujohen brenda objektit të Universitetit, kanë arritur të arratisen me të rënë terri, derisa Pekini zyrtar po kërcënon se do ta “zgjidh krizën politike”  në këtë territor autonom në jug të vendit.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar Universitetin Politeknik, që po cilësohet si bastion i protestave pesë mujore, kurse demonstruesit kanë arritur që përmes litarëve të zbresin në rrugë, nga ku janë larguar falë bashkëpunëtorëve që i morën me motoçikleta, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër policia kineze ka kërcënuar se do të përdor armët vdekjeprurëse kundër demonstruesve që po përdorin shigjeta, tulla dhe koktej molotovi. Ndërsa deri më tani nuk dihet se sa demonstrues kanë mbetur ende të ngujuar brenda kampusit të Universitetit.

Dhuna në këtë ish-koloni të Britanisë shpërtheu gjatë javës së kaluar, gjë që ka detyruar autoritet të mbyllin përkohësisht shkollat. Gjithashtu autoritet në Hong Kong që funksionojnë me ligjet e Pekinit, kanë refuzuar kërkesat e demonstruesve, që kërkonin të fillojnë hetimet ndaj policisë në qytetin që ka hiq më pak se 7.5 milionë banorë.

Kina ka paralajmëruar disa herë se nuk do të toleroj mosrespektimin e qeverisë, kurse është rritur frika që në mënyrë direkte të ndërhyjnë forcat kineze për ta vënë nën kontroll situatën. Ushtarët kinezë që janë në Hong Kong nga viti 1997 kur qeveria e Pekinit mori autoritetin mbi këtë qytet, gjatë javës së kaluar janë parë duke dalë nga kazermat për të larguar barrikadat që i kanë vendosur demonstruesit.

Por, shfaqja e ushtarëve nëpër rrugët e qytetit me rroba civile, ka rritur dyshimin se tashmë ka pasur një intervenim ushtarak. Ambasadori i Kinës në Britani të Madhe, ka bërë të ditur se qeveria e Hong Kongut po bën të pamundurën që ta rikthej kontrollin… duke u zotuar se nëse situata vazhdon të dalë nga kontrolli, autoritetet qendrore nuk do të qëndrojnë duarkryq, me pretendimin se kanë fuqi ta kthejnë paqen në qytet.

Në anën tjetër policia ka arrestuar dhjetëra demonstrues në kampus, kurse disa prej tyre i ka rrahur. “Përveç dorëzimit nuk shoh ndonjë opsion tjetër”, ka thënë komandanti i policisë Shek Hau-Yip, disa orë para arratisjes spektakolare të demonstruesve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori