Arnie dhe Sly paralajmërojnë një film të suksesshëm (Video)

Këto ditë është lansuar paraqitja e shkurtër e filmit “Escape Plan”, i cili do të shfaqet nëpër kinema nga muaji tetor.
Publiku vazhdon t’i presë mirë dy legjendat e Hollywoodit që për herë të parë (pas “The Expendables”, ku Arnoldi pati role të vogla) po vihen përballë njëri-tjetrit.
Në filmin e ri, Stallone luan rolin e një mjeshtri të ikjes nga burgu, i cili më pas përpiqet të ikë nga një burg të dizajnuar nga vet ai me ndihmën e të burgosurit më autoritativ që luhet nga Schwarzenegger.
Pas kamerës ka qëndruar regjisori suedez, Mikael Hafstrom, ndërsa në role të tjera luajnë emra, si Jim Caviezel, Sam Neill, Vinnie Jones, Amy Ryan, Vincent D'Onofrio dhe 50 Cent. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































