LAJMI I FUNDIT:

Armiq në Kuvend, partnerë në komuna

Armiq në Kuvend, partnerë në komuna

Lëvizja “Vetëvendosje” e kritikon ashpër Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por me partinë e tij ka bërë koalicion para balotazhit në Kamenicë, njëjtë siç ka vepruar edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Partia më e madhe parlamentare në vend është deklaruar se “vija të kuqe” për bashkëqeverisje në nivel lokal ka vetëm me PDK-në e Kadri Veselit, shkruan “Zëri”.

Edhe LDK-ja ka vendosur të bashkëpunojë me AAK-në në Prishtinë, në mënyrë që kjo ta përkrahë kandidatin e saj Arban Abrashin ndonëse në Parlament partia e Isa Mustafës është pjesë e opozitës, etj.

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, gjatë një interviste ditë më parë dhënë “Zërit” bëri të ditur se kjo parti ka “vija të kuqe” me PDK-në si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

“PDK-ja nuk vjen në shprehje, në disa raste edhe LDK-ja është e papranueshme për shkak të historikut dhe kandidatit që e kanë dhe në këtë drejtim ne do ta mbajmë një pozicion që mund ta quash qoftë neutral, qoftë abstenues. Në Komunën e Dardanës kemi diskutuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku është arritur marrëveshja. Pra janë këto marrëveshje, të cilat ne sipas statusin tonë duhet t’i diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe t’ua japim dritën përfundimtare secilës marrëveshje veç e veç”, ka thënë Ymeri. /Zëri/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori