Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi në një prononcim për portalin Telegrafi ka treguar se e vlerëson kundërshtarin e finales së Kupës së Kosovës, Prishtinën, por pret që ai dhe ekipi i tij ta fitojnë trofeun dhe t’ia sjellin Suharekës trofeun e parë të Kupës.
Nesër (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24, ku kundërshtar janë Ballkanit dhe Prishtina.
Ndeshja finale është përcaktuar të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit me fillim nga ora 15:00, ndërsa gjyqtarë janë caktuar Genc Nuza kryesor dhe Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci anësor.
Kjo finale do të jetë e veçantë për një lojtarë. Bëhet fjalë për njërin nga mbrojtësit më të mirë të Superligës së Kosovës në dekadën e fundit, Armend Thaqi.
Thaqi ka fituar tri vjet radhazi titullin në Superligën e Kosovës me Ballkanin, por Kupën e Kosovës nuk ka arritur asnjëherë ta ngrit lartë me klubin therandas.
Ironia e fatit është se Thaqi këtë trofe e ka fituar së fundmi në vitin 2020 me fanellën e kundërshtarin të nesërm, Prishtinës, dhe në finale e ka mposhtur pikërisht skuadrën e tanishme të tij, Ballkanin.
Në një intervistë të shkurtë për Telegrafin, 31-vjeçari ka treguar ndjenjën e kësaj ndeshje dhe çfarë pret nga kjo përballje.
Telegrafi: Këtë vit nuk keni fituar asnjëherë ndaj Prishtinës, a ja vështirëson kjo punën në finale?Thaqi: Shpresojmë që ky ekip të jetë ai që ia sjellim edhe Kupën qytetit të Suharekës.
/Telegrafi/





















































