LAJMI I FUNDIT:

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“E kam dëgju një dhimbje të fortë në kokë e cila më ka trondit…”. Kështu e përshkruan i akuzuari Andi Pajaziti ditën kur kishte ndodhur vrasja e K.R. në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë në verën e vitit 2023.

Në këtë rast, Pajaziti akuzohet se e ka kryer vrasjen në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pajaziti tregoi se nuk kishte dalë nga shtëpia deri në orën 9 të mbrëmjes, pasi siç tha ishte zgjuar rëndë emocionalisht, që nga mëngjesi.


Dhe në këtë orë tha se vëllai tij e ka marrë tek shtëpia, për të shkuar në një vend për të ngrënë ushqim.

I akuzuari rrëfen momentet para dhe pas takimit me Gëzim Zakutin.

Ai thekson se gjatë një darke të përbashkët, të cilën nuk e kujton qartë kush e kishte iniciuar, Gëzimi kishte pranuar ftesën dhe ishte bashkuar. Pas darkës, ata kishin shkuar në Vranjefc për të parë disa vetura me shokët e tyre, duke qëndruar deri rreth orës 11:00.

Pas kësaj, ai shpjegon se planifikonin ta përcillnin Gëzimin te automjeti i tij, që ndodhej pranë hotelit “Prishtina”.

Tutje shtoi, se kur kanë mbërritur “te Qafa”, ka pasur kolonë dhe i njëjti siç tha ka propozuar që të shkojnë në lokalin “Bon Vivant”.

Kur arritën në “Bon Vivant,”, Pajaziti tha se fillimisht u përshëndetën në mënyrë miqësore me sigurimin dhe më pas hynë brenda, ku takuan menaxherin e lokalit.

Sipas Pajazitit, Polloshka i kishte mirëpritur dhe i kishte kërkuar të prisnin pak derisa të lirohej një tavolinë, për shkak të mbingarkesës.

Gjatë pritjes, Dukagjin Leka iu ishte afruar dhe e kishte ftuar Pajazitin në tavolinën e tij, duke i thënë se donte të bisedonte diçka.

Pajaziti tha se pranoi ftesën, pasi kishte njohje të gjatë prej rreth 10 vitesh me Dukagjin Lekën dhe nuk kishte pasur asnjë problem me të.

“…duke prit për një kohë afrohet Dukagjin Leka, dhe përshëndetemi dhe po me thotë hajde te tavolina jem pije një pije se kom me të vetë diçka”, u shpreh Pajaziti. Ndërsa, tutje tregoi se pranoi ofertën e Dukagjin Lekajt sepse siç tha e njihte qe rreth 10 viteve dhe nuk kishte pasur asnjë gjë të keqe me të”, ka treguar Pajaziti.

Andi Pajaziti tregoi se fillimisht mendoi se Dukagjini po e thërriste për një veturë që ai i kishte ofruar të shiste dy ditë më parë.

Kur shkuan te tavolina e tij dhe u ulën, ai tha se e kishte vërejtur se Dukagjini po e prekte nëpër krahë, por në moment nuk e kuptoi pse po e bënte këtë.

Pas ngjarjes, ai thotë se analizoi situatën dhe arriti në përfundimin se Dukagjini kishte tentuar ta kontrollonte për të parë nëse kishte armë me vete.

“Unë armën e kam pasur përpara dhe ai nuk ka mundur ta vërejë që e kam ose s’e kam”, ka deklaruar më tej Pajazit.

Sipas tij, pasi janë ulur në tavolinën ku i ka ftuar Dukagjin Lekaj, kanë ardhur edhe dy persona, njëri në anën e majtë dhe një person përballë , ku sipas tij kanë filluar të bisedojnë me Dukagjinin.

Tutje tregon një moment kur Dukagjin Lekaj, iu drejtohet më fjalët “pse po bëhesh mangup?”

“…në atë moment ai më tha “ti më nijte shumë mirë, po pse po bohesh mangup a e din që unë të bëjë kështu kështu” dhe e nxjerri armën që e kishte pasë duke e mbajtur në mes të këmbëve dhe unë i thashë mos u ngut dhe në atë moment hyn sigurimi Hysni Geci, me të cilin ja qet me dorën e djathtë ja qet në armë të  Dukagjinit dhe mundohet të parandalojë që të mos gjuajë në drejtim tim”, rrëfen Pajaziti.

Andi Pajaziti, tha se mendoi largimin nga aty, porse ju pamundësua nga Hysni Geci (sigurimi i lokalit).

“Në ato momente e kam dëgju një dhimbje të fortë në kokë, e cila më ka trondit dhe kam mendu që kjo goditje më ka ardhë nga arma e zjarrit dhe pas kësaj goditje më ka humbë çdo ndjenjë dhe gjithçka rreth këtij rasti dhe nuk mbaj mend shumë gjëra. Dhe, pas këtij rasti mbaj mend vetëm disa sekuenca të shkurta, ku në njërën prej to më kujtohet Gëzimi duke më thënë, ‘qu daj se të vrajtën’ dhe më kujtohen disa alarme të Policisë dhe mbaj mend vetëm disa tesha të bardha, asgjë më shumë”, kështu i akuzuari përmbyll rrëfimin e tij.

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Lexo po ashtu “Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Pas fjalës së tij, Pajaziti u mor në pyetje nga avokati mbrojtës i tij Florent Latifaj, prokuroja rastit Bukurije Gjonbalaj, gjykatësi Eroll Gashi dhe avokati i palës së dëmtuar.

Avokati mbrojtës Florent Latifaj, e pyeti Pajazitin nëse e kishte njohur më herët, tani të ndjerin K.R.

“Personin që po pyet avokati nuk e kam njohur as që ekziston dhe as që kam ni ndonjëherë për emrin e tij”, u shpreh Pajaziti.

Latifaj, e pyeti po ashtu se a ka pasur telashe ndonjëherë me Dukagjin Lekajn dhe Hysni Gecin, për të cilët i akuzuari tha se më të dy ka pasur raporte të mira.

Në anën tjetër, nga prokurorja Bukurije Gjonbalaj, i dëmtuari u pyet se pse e ka pasur armën me vete në ditën kritike, ku edhe pse avokati Latifaj ndërhyri duke thënë se çështja  e armës është përmbyllur juridikisht, Pajaziti përsëri dha versionin e tij.

Ndërsa, nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Pajaziti u pyet për llojin e armës, i cili tha se nuk i kujtohet se çfarë arme ishte.

Paraprakisht, në këtë seancë u treguan katër propozime të avokatit të palës së dëmtuar, të cilët kanë hequr dorë nga ky gjykim.  Ku Gjykata njërën nga to e miratoi, ndërsa tri  propozime të tjera u refuzuan.

Për këtë seancë fjala përfundimtare është caktuar më 28 janar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe  N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17  persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori