Arjanit Hoxha: Jemi “pro” koalicionit trepalësh, duhet të vijë ndryshimi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha, sot përmes një konference për shtyp i është përgjigjur ofertës së mbrëmshme të Ziadin Selës, për koalicion trepalësh për zgjedhjet e 12 prillit.
Ai tha se Lëvizja Besa është e hapur për bashkëpunim në mes të tre partive, ndërsa shtoi se akoma nuk ka arritur oferta e Aleancës për Shqiptarët.
“Trendi i ofertave publike që janë jashtë seriozitetit të ndërtimit të partneritetit të mirëfilltë si duket vazhdon edhe më tej. Në bazë të një oferte publike nga ana e Aleancës për Shqiptarët prej para një muaj e më shumë, më datë 08.01.2020 Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA solli vendim për të pranuar mundësinë e bashkëpunimit trepalësh konform ofertës të Aleancës për Shqiptarët. Që nga ky vendim i Kryesisë Qendrore dhe deri më sot ne ende nuk kemi marrë një përgjigje se pse nuk po ndodh takimi trepalësh për të biseduar gjitha detajet e një koalicioni ashtu si e ofroi Aleanca për Shqiptarët”.
“Për fat të keq, edhe përkundër mundësive për një komunikim të drejtpërdrejtë mes ne dhe Aleancës për Shqiptarët, përsëri dje në të njëjtën formë, me një ofertë përmes medieve, në formë ultimatumi që për ne nuk është i kuptueshëm dhe i qartë, Aleanca për Shqiptarët bëri thirrje për një koalicion trepalësh. Ne edhe sot ashtu si edhe para një muaj e themi publikisht PO, jemi për një bashkëpunim trepalësh dhe jemi të gatshëm të ulemi të tre partitë të bisedojmë gjitha detajet e bashkëpunimit përfshirë këtu edhe ndarjen e listave.
Për Lëvizjen BESA e rëndësishme është arritja e një koalicioni fitues që do ta sjellë ndryshimin, oferta e të cilit do bazohet në platformë dhe program konkret. Duke e ditur se gjithë dakordimi i programit dhe ofertës politike duhet të ndodhë në koordinim me gjitha palët e përfshira në një koalicion të mundshëm, ne përsërisim edhe njëherë se duhet që të ulemi dhe të diskutojmë modalitetin, mënyrën dhe formën e bashkëveprimit si një koalicion trepalësh”, tha Hoxha.
Ai shtoi se ndarja e listave të kandidatëve për deputetë, për ta është problem i vogël, ndërsa propozoi dy forma për këtë.
“E para, ndarje mbi bazën e partneritetit të plotë mes tre partive; E dyta, ndarje mbi bazën të anketave (sondazheve) që do të realizohen nga agjencione për të cilat paraprakisht do ishim dakorduar të tre partitë. Prandaj është e nevojshme që të ketë takim trepalësh për ti dakorduar gjitha detajet e nevojshme”, tha Hoxha.
Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, mbrëmë në një konferencë për shtyp tha se do të dërgojnë ofertë për Lëvizjen Besa dhe Alternativën për koalicion trepalësh për zgjedhjet e 12 prillit. Sela deklaroi se do të presin përgjigje nga këto dy parti brenda 48 orëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë