Të zhytur në problemet e mëdha të tranzicionit, në kakofoninë e politikës së përditshme që e thithim pandërprerë si ajrin e ndotur, të retorikës dhe propagandës boshe rreth arritjeve apo premtimeve të mëdha, të kësaj flame që po merr jetë e na ka bllokuar jetën, papritur, këtë rutinë tonën anestizuese, e ndërpret Arjan Sala.
Djaloshi me shikim të qetë, roja i sigurisë, i cili ka humbur jetën në një qendër tregtare, duke u munduar të fikë zjarrin për të shpëtuar ata që punonin aty, u bë menjëherë heroi ynë. Sa të nevojshme e paskemi pasur sakrificën e këtij njeriu për t’u zgjuar, por paradoksalisht edhe për të shpresuar. Arjani, falë Zotit ka një emër e një fytyrë, zuri muret e rrjeteve sociale kur ende nuk dihej fati i tij, si për t’i treguar botës se sa ngutshëm kemi nevojë për heronj. Ndokush e vuri foto profili, dikush tjetër i thuri dy fjalë zemre. Ka diçka të pastër qelibar në këtë histori, diçka të pazhyer, të pa bërë pis, si një lloj qengji Pashkësh, i patëmetë. Arjani shpëtoi disa njerëz me gjestin e tij, por na shkundi edhe ne të tjerëve duke na thënë se ka ende njerëz në këtë vendin tonë.
Ne nuk e njihnim Arjanin, nuk e dinim se kush ishte. E ai do të vazhdonte të zgjohej herët, të shkonte në punë, të kthehej prej saj për te familja e fëmija i tij i vogël dhe ne nuk do të dinim gjë prej gjëje për të, nëse ai zjarr i mallkuar nuk do të binte apo sikur ato investime propagandistike për zjarrëfikëse të ishin efektive. Madje as njerëzit që punonin me të, të cilët ai edhe i shpëtoi, nuk e dinin se kishin aty një engjëll mbrojtës. Arjani dhe shumë të tjerë janë njerëz të këtillë, të pazhurmshëm, që nuk zënë asnjë hapësirë më shumë sesa hapësira e vet, që nuk zhvasin vëmendje çdo ditë duke e paguar atë vëmendje me para ose dinjitet.
Arjani zgjoi brenda nesh atë dëshirë të madhe që kemi të gjithë për t’iu gjendur pranë njëri-tjetrit. Papritur, ai ngacmoi ato ndjenja të mira që të gjithë i kemi brenda nesh, të cilat ose i harrojmë, ose mpihen nga e përditshmja frenetike apo shpesh nga dembelia jonë.
Sa qesharak të duket vetja përballë Arjanit, sa qesharake na duket ajo ndjenjë madhështie, herë e fshehur e herë e thënë me zë të lartë “më të mirë se ne nuk ka”. E ja pra që paska!
Arjan, një Zot e di se ç’po ndjejnë njerëzit e tu! Nuk do doja ta provoja kurrë. Por nëse të ngushëllon apo i ngushëllon disi, ti u bëre heroi i çdo shqiptari të mirë që e do vendin e tij dhe njerëzit që ka afër!
Faleminderit Arjan!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët