LAJMI I FUNDIT:

Ariu lodër ‘pushtohet nga djalli’, ngrihet dhe lëviz vet (Video)

Ariu lodër ‘pushtohet nga djalli’, ngrihet dhe lëviz vet (Video)

Në Indi është filmuar momenti kur një ari lodër, që qëndronte sipër shtratit, është ngritur dhe ka lëvizur në anën tjetër.

Lodra me ngjyrë të bardhë është shtrirë sipër një vajze të re, që ishte duke fjetur, transmeton Telegrafi.


Xhirimi që është bërë me kamerën me infra-red, është plasuar në internet, si “fakt që fantazmat ekzistojnë”.

Madje, kjo është komentuar si një lodër e ‘pushtuar nga djalli’.

Mirëpo, në bazë të komenteve, thuhet se kjo është një video në të cilën është intervenuar me efekt të ngadalësuar dhe se është një mashtrim. /Telegrafi/