LAJMI I FUNDIT:

Arineta Mula ngjitet me sukses në majën e Denalit

Arineta Mula ngjitet me sukses në majën e Denalit
Foto: Arineta Mua/Facebook

Arineta Mula ka konfirmuar se me sukses ka arritur të ngjitet në majën e Denalit të Amerikës Veriore, me një lartësi prej 6.194 metra.

Për ta arritur këtë qëllim, alpinistja kosovare ka kaluar 21 ditë me shtatë alpinistë për t’u ngjitur në maje, ndërsa i ka falënderuar bashkëpunëtorët që e ndihmuan të arrinte këtë sukses.

Mula bëri të ditur se mbështetje ka marrë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa është hera e parë për të që merr pjesë në një ekspeditë kaq të gjatë.


“7 qershor 2019 me krenari po mbaja flamurin e Kosovës në majën Denali 6.194 m. Ngjitja e parë në malin më të lartë në Amerikën Veriore, udhëtimi im i parë në Amerike! Për ty Kosove!”, ka thënë alpinistja kosovare.

“Faleminderit për mbështetje Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Denali është maja e gjashtë e përfunduar me sukses në gjashte kontinente në botë. Faleminderit Colby Coombs nga Alaska Mountaineering School që më ndihmoi në udhëtimin e dytë në Denali sepse leja, pajisjet dhe e tërë procedura për të nisur këtë ngjitje është shumë strikte. Mi dha të gjitha pajisjet falas dhe më besoi që mund të ngjitem”.

“Kalova 21 ditë bashkë me shtatë alpiniste për të ngjitur Denalin, malin më të lartë në Amerikën Veriore, mal i njohur me kushte klimatike më ekstreme në botë. Pas 21 ditësh moti na mposhti ekspeditën tone, por nuk më mposhti mua”.

“Me t’u kthyer në Talkeetena pas një dite përgatitje isha gati të filloja përsëri ngjitjen duke marrë parasysh peshën e rëndë dhe rrugën e gjatë që më duhej ta përsëritja nuk e kisha pengesë aspak, isha gati. Me 4 qershor përsëri udhëtova nga Talkeetna bashkë me Austin dhe ngjitëm Denalin pa guidë me sukses pas katër dite të renda fizike dhe mentale”.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë të përsëritet ekspedite në një kohë kaq të shpejtë dhe më pyetën ku po e gjen motivin?! Duke e ditur që po përkrahem nga institucionet e vendit nuk mund të kthehesha te ju pa e ngjitur me sukses Denalin, sepse e dija qe mund ta realizoj. Motivi im është vendi, familja e shoqëria, të cilët në çdo hap jeni me mua”, ka thënë Mula. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori