Ariana Grande dhe ekipi i saj nga turneu ‘Dangerous Woman’ kanë vendosur të bëjnë një kujtim të përhershëm të përjetimit të tyre në Mançester.

Artistët e tatuazheve janë ngjitur në skenë për t’ua vizatuar atyre bletën e Mançesterit – që është simbol i këtij qyteti.


Kthimi në Mançester, pas sulmeve të tmerrshme terroriste, ishte emocionues, ashtu që Ariana dhe ekipi i saj kanë dashur ta mbajnë mend përgjithmonë.

ariana1

“Ka qenë një prej gjërave më të vështira që kam përjetuar”, u ka thënë shoqeve të saja këngëtarja pas koncertit bamirës në Angli.

Grande do ta rinisë turneun e saj duke filluar nga Parisi. /Telegrafi/

ari1 1

ari2 1