Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, këto ditë është duke shijuar disa ditë pushimi.

Ajo së bashku me burrin dhe djalin e tyre, Noah, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg nga aktivitetet e tyre të përditshme në Prishtinë.


E teksa ndodhen atje, Ramosaj nuk po heziton që disa nga momentet e këndshme t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Këngëtarja së fundmi ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me bikini brigjeve të detit.

argjentinaramosaj 233823983 375064213981868 6954816966401171224 n

Ajo duket në formë të mirë trupore me linja të lakmueshme nga çdo femër, teksa faktor për këtë përveç kujdesit të saj të vazhdueshëm duket të jetë edhe gjenetika familjare.

Argjentina është vajza e fotografes së njohur, Suzana Mushkolaj, e cila gjithashtu është e njohur për linjat e saj të trupit dhe paraqitje atraktive në rrjetet sociale.

suzana mushkolaj  104025612 302076960928910 7511163966688062837 n

Përndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka kohë që i mungon publikut me prurje të reja nga ana e karrierës muzikore. /Telegrafi/

argjentinaramosaj 230871566 623918885236587 3167962847214893053 n Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram