Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut, së bashku me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre, Noah.


Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar gjatë këtyre ditëve fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Në një nga imazhet e fundit, Ramosaj u shfaq nën shkumën e valëve të detit së bashku me djalin e saj në brigjet e detit Jon.

Në një pozë tjetër, ajo pozoi me bikini të zeza në shezlon, teksa merrte rreze dielli dhe vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

Argjentina shquhet për vijën e saj të trupit, të cilën është kujdesur që ta mbajë gjithmonë siç duhet në formë.

argjentinaramosaj 204457589 350837176649687 6481211745122950906 n

Ramosaj përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por pritet që të vijë së shpejti me diçka të re për fansat e saj. /Telegrafi/

argjentinaramosaj 203992789 501951747523439 7471344979942450633 n Foto: Argjentina Ramosaj/InstaStory