Janë zhvilluar edhe dy ndeshje të Copa Americas, ajo në mes të Argjentinës dhe Paraguait dhe ajo në mes të Kolumbisë dhe Katarit.

Kombëtarja e Argjentinës e ka bërë edhe një gabim në kuadër të Grupit B në Copa America dhe tani rrezikon kualifikimin tutje.


Albiceleste kanë barazuar 1-1 me Paraguain në ndeshjen e dytë të vlefshme për këtë grup, ndërsa ishin me fat që nuk humbën gjithë ndeshjen.

Messi vs Paraguay Messi dhe Argjentina dështuan përsëri (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

Të parë në epërsi kaluan paraguaianët me anë të Richard Sanchez (37'), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Lionel Messi (57') nga penaltia barazoi shifrat 1-1.

Paraguai pati mundësi reale ta fitonte ndeshjen, por Derlis Gonzalez (62') u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, ndërsa edhe Argjentina pati rast me anë të Lautaro Martinez (66'), i cili nuk gjeti cakun dhe ndeshja përfundoi me barazim.

https://twitter.com/SportCentre8/status/1141523655530176512

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Kolumbia shënoi fitoren e radhës, ku viktimë ishte Katari, të cilët u mposhtën në fund.

Goli i vetëm në këtë përballje u shënua nga Duvan Zapata (86'), i cili shënoi golin e fitores 1-0 pas asistimit të James Rodrigez.

Zapata James Zapata dhe James Rodriguez (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Tani Kolumbia ka gjashtë pikë dhe kalon tutje si lider i grupit, ndërsa pasohet nga Paraguai me dy pikë dhe Katari e Argjentina me nga një.

Në ndeshjen e radhës, Argjentina luan ndaj Katarit, ndërsa Kolumbia ndaj Paraguait. /Telegrafi/

https://twitter.com/iamjacton/status/1141485979859083265

telegrafi sport app