Argita Berisha foli pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat që ka ngritur ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Ajo shpjegoi se akuzat e saj ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrime mediatike ndërsa tha se është detyrë e SPAK-ut që ti hetojë dhe jo e saj.
“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës. Unë i jam referuar shkrimeve mediatike që datojnë që nga gushti i 2024-ës, ku zonja në fjalë akuzohej për çështje që ajo nuk i ka kundërshtuar dhe për të cilat ka kërkuar, sipas informacioneve, që Dumani t’i lajë fytyrën. Ky është një standard, ndërkohë që pyetja ime kishte të bënte me standardin e drejtësisë së kapur nga grupet kriminale. Unë kam pyetur nëse ekziston një video e tillë, që lidhet me kontrollin e shtëpisë së një gazetari të larguar nga Shqipëria,” tha Argita.
“Nuk e disponoj këtë video, por kam kërkuar që SPAK ta sqaronte nëse ajo ekziston apo jo. SPAK, ndoshta, nuk ka mundësi të thotë se ajo video nuk ekziston. Kam bërë referim për shkrimet mediatike dhe nuk kam përmendur asnjëherë emrin e gazetarit. Dua që SPAK të sqarojë situatën. SPAK ka pasur mundësinë të përgjigjej, sepse ishte një pyetje që nuk cënon hetimin. SPAK ka për detyrë të hetojë, nuk është detyra ime të bëjë punën e SPAK. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij. Mund të mendoni se çfarë standarti ka ky institucion. Përsa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime”, tha Argita Berisha.
Procedimi penal “Nr 193” i vitit 2024 është regjistruar nga SPAK referuar “nenit 318” për “Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje”. Veprimet po bëhen nga prokurori Elvin Gokaj. SPAK shprehet i rezervuar nëse do thërrasë për deklarime gjyqtaren Irena Gjoka.
Argita Berisha deklaroi më 23 shtator se gjyqtarja Irena Gjoka është e filmuar në një video ku i kërkon një shumë prej 500 mijë eurosh një eksponenti të PS.
“Gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal”, deklaronte Argita Berisha.
Ndërsa vetë gjyqtarja Irena Gjoka, që ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar më 19 tetor të vitit 2024 SPAK-ut një kërkesë, ku i kërkon që të hetojë deklaratat e bera publikisht nga Argita Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës