"Arena e Yjeve" sjell episodin e 51-të me rrëfime ekskluzive nga figurat e shquara shqiptare në futboll

Podcasti “Arena e Yjeve”, i mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, vjen këtë të shtunë me episodin e 51-të, duke sjellë një përmbledhje të veçantë me disa nga intervistat më të paharrueshme të yjeve të futbollit shqiptar.
Armend Dallku, Debatik Curri, Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Hysen Memolla – të gjithë ish-lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë – ndajnë rrëfime të sinqerta nga karriera e tyre: momentet vendimtare, emocionet e fitores, pengjet e humbjeve dhe kujtimet që kanë lënë gjurmë.
Nga sfidat e vështira deri te momentet e lavdisë, këto histori tregojnë pasionin dhe përkushtimin që i ka bërë ata të shquhen në fushën e lojës dhe në zemrat e tifozëve.
Episodi transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në YouTube në kanalin zyrtar të Telegrafit.
Arena e Yjeve - Mirllind Daku - Largimi nga futbollit për gjashtë muaj dhe realizimi i ëndrrës
Arena e Yjeve - Arbnor Muja - Transferimi në Belgjikë, përballja me Barçën dhe kalimi në Turqi
Arena e Yjeve - Armend Dallku - Karriera, periudha në Ukrainë dhe paraqitejet me Shqipërinë
Arena e Yjeve - Hysen Memolla - Nga pengu më i madh në karrierë tek kalimi te Hellas Verona
Arena e Yjeve - Debatik Curri - Karriera në Prishtinë, Ukrainë e Turqi deri te ngjyrat kuqezi
















































