LAJMI I FUNDIT:

Arelena Shala, kosovarja e parë që diplomohet në Akademinë Ushtarake West Point në SHBA

Arelena Shala, kosovarja e parë që diplomohet në Akademinë Ushtarake West Point në SHBA

Kosovarja, Arelena Shala është diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point, që është institucioni më elitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shala është kosovarja e parë e cila arrin diplomohet me merita vetanake në këtë akademi.


Ndryshe, Shala vitin e kaluar është përzgjedhur rreshtere majore në Akademinë Ushtarake West Point, që është institucioni më elitar në SHBA.

Nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze.

Në këtë akademi pos Shalës është edhe një kadet nga Kosova, që po shkollohet. /Telegrafi/