Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Ardit Çuni, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artisten Çiljeta Xhilaga, kënga e të cilëve mban titullin “Oj dashni”.


Ky projekt vjen i shoqëruar edhe me videoklip me paraqitje atraktive të të dy artistëve.

Screenshot 16 9 Çiljeta Xhilaga (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga Ronela Hajati, kurse për muzikën është përkujdesur vet Çuni.

Producimi ndërkaq i është besuar ‘Bled Beats’ me video të realizuar nga ‘Sebastian Production’.

Screenshot 17 9 Ardit Çuni (Foto: YouTube)

Kënga ritmike tani gjendet e plotë në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga audienca shqiptare.

Çuni përndryshe këtë kohë u bë më i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP. /Telegrafi/