Sulmuesi Arbnor Muja më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Ylli shqiptar realizoi në fitoren me përmbysje të St.Truiden ndaj Gent, nga 1-0 në 1-2.


Pas asistimit të shkëlqyer të Yamamotos, Muja shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin (59’), kurse ishte Goto që u përkujdes për përmbysjen shatë minuta më vonë (66’).

“SofaScore” e vlerësoi sulmuesin mitrovicas si “Lojtari i ndeshjes” pas paraqitjes së shkëlqyer në 90 minuta lojë që zhvilloi.

St.Truiden përndryshe mbetet në garë për titullin kampion me 30 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual Royale Union.

Ndërkohë, për Mujën ky është goli i dytë në kampionat kurse duhet të vazhdojë me këtë formë për të marrë ftesë nga Sylvinho në muajin mars për play-offin e Kampionatit Botëror./Telegrafi/

telegrafi sport app