Arbëria ka marr fitore të madhe ndaj Feronikelit si mysafir në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1-0 më një gol të shënuar në fundin e ndeshjes nga Kreshnik Bahtiri.


Feronikeli ishte më i mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar me Marko Simonovskin dhe Yll Hoxhën, por pa suksese.

Rastin e parë Arbëria e kishte në fundin e ndeshjes, por Elmir Lekaj nuk ia arriti qëllimit.

Në pjesën e dytë skuadrat provuan, por pa sukses.

Kur pritej që ndeshje të mbyllej në barazim në skenë doli Bahtiri që shënoi në minutën e 89-të.

Më këtë fitore Arbëria mbetet e 9-ta me 33 pikë, duke u kthyer në luftë për mbijetesë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
telegrafi sport app