LAJMI I FUNDIT:

Arben Fetahu tregoi për gjendjen e basketbollit dhe planet për të ardhmen në videokonferencën e FIBA Europe

Arben Fetahu tregoi për gjendjen e basketbollit dhe planet për të ardhmen në videokonferencën e FIBA Europe
(Foto: basketbolli.com)

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka marrë pjesë në videonkonferencën e dytë e organizuar nga FIBA Evropë.

Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, tre zëvendëspresidentët e FIBA Europe, drejtori Ekzekutiv i FIBA Evrope, Kamil Novak dhe përfaqësues të Federatave tjera Nacionale të Evropës.

Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen në vendet e ndryshme dhe masave të sigurisë dhe shëndetit, të cilat janë të zbatueshme për Federatat pjesëmarrëse.


U inkurajua shfrytëzimi i platformës së FIBA-s për këmbim të informatave dhe zhvillimi i aktiviteteve jashtë sallave, në veçanti 3×3, në momentin e parë që kjo të lejohet nga autoritetet në Kosovë.

Duke falënderuar FIBA-n dhe FIBA Europe për përkrahjen e madhe të dhënë në procesin e planifikimit strategjik, si procesi më madhor për basketbollin e Kosovës në vitet e fundit, Kryetari Fetahu njoftoi për të gjitha zhvillimet e fundit dhe planin e kthimit në terrene sportive, natyrisht në bazë të udhëzimeve të FIBA-s dhe autoriteteve vendore.

Gjithashtu u theksuan proceset e përgatitjes për Ligën Mbarëkombëtare me Shqipërinë, punën e bërë bashkë me SHTBK-në për edukimin dhe licencimin e trajnerëve, kampet e zhvillimit dhe avancimit të Gjyqtarëve dhe kampet për Përfaqësueset e Kosovës që janë planifikuar për muajin gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Kalo në kategori