Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është bërë të martën baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Labeata Shala, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.


Ka qen vet Abrashi ai i cili ka bërë të ditur lajmin për bërjen prind për herë të dytë, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

Arban Abrashi raporton ne Komisioni per Bujqesi Pylltari zhvillim Rural Infrastrukture foto Ridvan Slivova 4

Minsitri ka shfaqur imazhin e vajzës së porsalindur, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar falënderime për të gjithë ata që e uruan.

"Miq. Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë", ka shkruar Arban Abrashi në Facebook.

Çifti janë gjithashtu edhe prindër të një djali më të madh. /Telegrafi/