Arabia Saudite planifikon të ndërtojë një qytet të ri që do të "qeveriset" nga perëndimorët e jo nga vendorët që aplikojnë ligjet e Islamit, shkruan Daily Mail.

E gjitha po bëhet për t'i lehtësuar nikoqirit të organizojë ngjarjet e ndryshme sportive, që do të mblidhnin adhurues të flaktë të sporteve të ndryshme që do të vinin kryesisht nga vendet perëndimore, transmeton Telegrafi.


1 30

Sportsmail ka mësuar se elementi kyç i mbretërisë saudite është "Vizioni 2030" që ka për qëllim prezantimin e ligjeve perëndimore në qytetin e ri të Neomit, projekt ky që pritet të kushtojë hiq më pak se 400 miliardë funte dhe do të shtrihet përgjatë pjesës veriperëndimore të Detit të Kuq.

3 12

Kjo do të ndihmonte që sa më shumë ngjarje globale sportive të organizohen në këtë qytet, siç është meçi i së shtunës në Riad mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz, organizimi i të cilit ka kushtuar 66 milionë funte.

4 8

E duket se këtë e ka kuptuar mirë qeveria saudite që ka rekrutuar një grup ekspertësh nga e mbarë bota, për të realizuar projektin të cilin e ka prezantuar princi i kurorës Mohammed Bin Salman.

5 4

Qyteti i ri do të operojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, ku do të ketë ligje tjera për punonjësit dhe do të ketë të drejta shtesë për femra si dhe vizitorët e shumtë do të kenë liri të konsumojnë alkool, e jo siç u është mohuar fansave në meçin e shumëpërfolur të boksit. /Telegrafi/

6 2

7 2

8

11

12

13

10

9

telegrafi sport app