LAJMI I FUNDIT:

Apple nesër debuton me produktet e reja

Apple nesër debuton me produktet e reja

Apple do të lajmëroj produktin e ri iPad Mini, nesër në një ngjarje special për media.

Bashkë me iPad Mini pritet që Apple të lansoj një Mac Mini dhe MacBook Pro me ekran 13 inç Retina.

Gjithashtu, sipas spekulimeve në ueb faqet e ndryshme teknologjike thuhet se kompania do të freskoj gjeneratën e iPad me një model të ri i cili thuhet se do të ketë specifika të njejta me produktin paraardhës të llojit të vet, por pajisja thuhet se do të ketë mbushësin e ri nga kompania, Lightning.

Pritet që, në ngjarjen që do të mbahet nesër për prezentimin e produkteve të reja të Apple, të kemi edhe detaje lidhur me iPad 3. /Telegrafi/