LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të jetë duke zhvilluar shtatë MacBook Pro të ri

Apple mund të jetë duke zhvilluar shtatë MacBook Pro të ri

A jeni duke menduar për blerjen e një laptopi të ri MacBook? Nëse po, ju mund të dëshironi të prisni, sepse sipas një raporti të MacRumors, ata kanë zbuluar ato që duket të jenë regjistrimet e bëra në Evropë, ku duket se Apple mund të ketë deri në shtatë MacBook të ri në zhvillim.


Këto modele përfshijnë A2141, A2147, A2158, A2159, A2179, A2182 dhe A2251, të gjitha që janë regjistruar në Komisionin Ekonomik Euroaziatik.

Për fat të keq, numrat e modelit nuk na tregojnë se cilët janë këta MacBook, por ndoshta ato përbëhen nga MacBook 12-inç, MacBook Air dhe MacBook Pro 16-inç.

Sido që të jetë, ne patjetër do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë Apple mund të ketë në plan.

Kompania pritet të organizoj një ngjarje më vonë gjatë vitit për iPhone-ët e saj të ri, kështu që ndoshta aty do të mësojmë më shumë për MacBook të ardhshëm. /Telegrafi/