Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u ka dërguar një letër aksionarëve, ku flet për arritjet e kompanisë gjatë vitit 2025 dhe çfarë e pret gjigantin e teknologjisë në vitin 2026.

Cook, kuptohet, ka një pikëpamje shumë pozitive për drejtimin e Apple, gjë që ndihmohet nga fakti që kompania pati një rritje shpërthyese vitin e kaluar.


Cook filloi duke folur për iPhone 17 , i cili është shitur jashtëzakonisht mirë dhe e ka tejkaluar iPhone 16.

Ndërsa iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max janë të preferuarit për shkak të dizajnimit të tyre, modeli bazë iPhone 17 është gjithashtu shumë popullor për shkak të vlerës së tij fantastike.

Cook foli për iPad Pro, MacBook, AirPods Pro 3 dhe Apple Vision Pro , dhe se si të gjitha produktet e kompanisë ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përdoruesve.

Kuptohet, Cook përmendi edhe suksesin e disa prej shfaqjeve të fundit që kanë dalë në Apple TV, shumica e të cilave janë vlerësuar shumë lart.

U përmend edhe suksesi i vazhdueshëm i Apple Pay, Apple Music dhe App Store.

Nëse ka një shërbim të madh të Apple që ka marrë shumë kritika vitin e kaluar, ai është Apple Intelligence.

Cook përmendi shkurtimisht veçoritë ekzistuese të Apple Intelligence dhe premtoi se kompania po rindërtonte përvojat e saj nga themelet.

Në fund, ai i ftoi të gjithë ata që e kanë pranuar letrën në një takim më 24 shkurt.

Atje ka të ngjarë të diskutohen detaje më interesante rreth të ardhmes së kompanisë. /Telegrafi/