LAJMI I FUNDIT:

Apple ka filluar publikimin e manualeve “të riparimit në shtëpi” për disa nga produktet e saj

Apple ka filluar publikimin e manualeve “të riparimit në shtëpi” për disa nga produktet e saj

Apple ka vazhduar me planet e saj për të filluar publikimin e manualeve të riparimit për disa nga produktet e saj, përveç shitjes së pjesëve dhe veglave në internet.

Qëllimi, tha kompania, është t’u lejojë pronarëve të iPhone një mënyrë alternative për të riparuar pajisjet e tyre, përcjell Telegrafi.


Programi i ri i gjigantit të teknologjisë, i quajtur Self Service Repair, po fillon për klientët amerikanë me linjën e telefonave inteligjentë iPhone 13 të Apple, iPhone 12 dhe iPhone SE të ri.

Apple tha se e projektoi programin për t’u ofruar njerëzve të aftë qasje në të njëjtat pjesë, mjete dhe udhëzime që u jep teknikëve të saj të certifikuar dhe dyqaneve të riparimit partnerë, me shpresë se do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të riparojnë pajisjet në vend që të përdorin një të re.

Programi “bëje vetë” i Apple vjen në një kohë kur ajo dhe industria më e madhe e teknologjisë janë nën presion për t’u lejuar njerëzve të zgjedhin të riparojnë pajisjet e tyre në shtëpi për kosto më të ulëta. /Telegrafi/