LAJMI I FUNDIT:

Apple është gjobitur me disa milionë euro, shkaku i ngadalësimit të iPhonëve të vjetër

Apple është gjobitur me disa milionë euro, shkaku i ngadalësimit të iPhonëve të vjetër

Për shkak se i ka ngadalësuar iPhonët e vjetër, pa i njoftuar përdoruesit, Apple është gjobitur me 25 milionë euro.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimeve në Francë, që ka gjetur se konsumatorët nuk ishin paralajmëruar, transmeton Telegrafi.


Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri vetëm për t’ju “zgjatur jetën” këtyre pajisjeve.

Në një deklaratë të mëhershme, Apple ka bërë të ditur se e ka zgjidhur këtë çështje, me ekspertë të teknologjisë.

Pse Apple i ngadalësoi disa iPhone?

Shumë klientë kishin dyshuar prej kohësh që Apple ngadalësoi iPhonat më të vjetra, për të inkurajuar njerëzit të përditësuar kur të dalin të rejat.

Ishte thënë se bateritë me jone litiumi, vjetërsohet me kohë dhe më nuk mund t’i mbështetë të gjitha kërkesat, me kalimin e kohës.

Kjo mund të rezultojë në mbylljen e papritur të një iPhoni, për të mbrojtur përbërësit e tij elektronikë.

Kështu, u lansua një përditësim i softuerit për iPhone 6, iPhone 6s dhe iPhone SE i cili “zbuti” performancën e baterisë.

Praktika u konfirmua pasi një klient i ndau testet e performancës në Reddit, duke sugjeruar që iPhone 6S i tij ishte ngadalësuar ndjeshëm pasi ishte vjetruar, por papritmas kishte shpejtuar përsëri pasi iu zëvendësua bateria.

Çfarë thotë rregullatori?

Autoriteti rregullator në Francë ka thënë se pronarët e iPhone “nuk ishin të informuar se instalimi i përditësimeve të iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre”.

Si pjesë e marrëveshjes, Apple duhet të shfaqë një njoftim në ueb-faqen në gjuhën frënge për një muaj.

BBC raporton se Apple “kreu krimin e praktikës mashtruese tregtare me anë të mosveprimit” dhe pranoi të paguante gjobën.

A i ngadalëson sërish Apple iPhonët e vjetër?

Po. Që kur Apple konfirmoi praktikën në vitin 2017, e ka zbatuar atë në disa iPhone të tjerë, përfshirë:

  • iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus
  • iPhone SE
  • iPhone 7 and 7 Plus
  • iPhone 8 and 8 Plus running iOS 12.1 apo më lartë
  • iPhone X running iOS 12.1 apo më lartë
  • iPhone XS, XS Max and XR running iOS 13.1 apo më lartë

Aranzhimi mundësohet vetëm kur bateria fillon të degradohet dhe iOS tani ofron informacion më të qartë për konsumatorët, se kur është aktivizuar menaxhimi i performancës.

“Efektet e menaxhimit të performancës në këto modele të reja, mund të jenë më pak të dukshme për shkak të dizajnit më të përparuar të pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve”, ka thënë Apple. /Telegrafi/