LAJMI I FUNDIT:

Apple me dyqan të ri në Malajzi

Apple me dyqan të ri në Malajzi

Apple ka prezantuar Apple Exchange TRX, dyqanin e parë në Malajzi, i vendosur në TRX të Kuala Lumpur – që është shkurtim i Tun Razak Exchange, një zonë biznesi.

Bëhet e ditur se në Apple Exchange TRX janë të punësuar mbi 160 anëtarë të ekipit, dyqani i të cilëve do të hapet më 22 qershor.

Siç raportohet, dyqani do të ofrojë sesione falas për klientët rreth pajisjeve Apple, duke mbuluar tema nga mësimet bazë e deri te fotografitë dhe videot në iPhone, shfaqje nga De Fam, seminare fotografike me Jason Smashpop dhe këshilla për redaktimin e videove, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Për të festuar hapjen e tij, një seri speciale “Jom Discover” do të shfaqet nga 22 qershori deri më 6 korrik.

Dyqani përmban një çati tre-dimensionale me panele xhami. Niveli i sipërm i tij lidhet me një park, duke sjellë dritë dielli dhe gjelbrim.

Ndryshe, Apple Exchange TRX funksionon me 100 për qind energji të rinovueshme dhe është neutral ndaj karbonit – ose të paktën kështu pretendon Apple.

Për të mbështetur këto pretendime, dyqani përmban materiale me cilësi të lartë si mure prej guri natyror, dysheme terrazzo dhe një tavan druri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sukses i madh: Prezantohet një laser i ri revolucionar

Sukses i madh: Prezantohet një laser i ri revolucionar

Teknologji
Si fitojnë para WhatsApp dhe aplikacionet e tjera që janë

Si fitojnë para WhatsApp dhe aplikacionet e tjera që janë "falas"?

Teknologji
Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Një mjet i AI po e bën më të lehtë “qasjen në arkivat e Parlamentit Evropian në të gjitha gjuhët e BE-së”

Një mjet i AI po e bën më të lehtë “qasjen në arkivat e Parlamentit Evropian në të gjitha gjuhët e BE-së”

Teknologji
Videoloja e famshme Spider-Man 2 tani edhe me version për PC

Videoloja e famshme Spider-Man 2 tani edhe me version për PC

Teknologji
Projektuesi i konsolave ​​Nintendo NES dhe SNES largohet nga kompania pas 38 vitesh

Projektuesi i konsolave ​​Nintendo NES dhe SNES largohet nga kompania pas 38 vitesh

Kalo në kategori