Apnea obstruktive e gjumit (OSA) lidhet me një rrezik më të lartë të hipertensionit, sulmit në zemër, goditjes në tru, diabetit, por tani studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Missourit kanë zbuluar se OSA e pa trajtuar përshpejton edhe procesin e plakjes dhe trajtimi i duhur mund ta ngadalësojë atë
Testimi i përshpejtuar i plakjes përfshin një test gjaku që analizon ADN-në dhe përdor një algoritëm për të matur moshën biologjike të një personi.
Fenomeni i moshës biologjike të një personi që tejkalon moshën kronologjike quhet “përshpejtim epigjenetik i plakjes” dhe lidhet me vdekshmërinë e përgjithshme dhe sëmundjet kronike, shkruan Science Daily.
“Plakja e përshpejtuar nuk është unike për OSA, ajo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë si duhani, dieta e dobët apo ndotja”, tha Rene Cortese, asistent profesor pranë Departamentit të Shëndetit të Fëmijëve dhe Departamentin e Obstetrikës.
Ai shtoi se “në kulturën perëndimore nuk është e pazakontë që njerëzit të përjetojnë përshpejtimin epigjenetik të plakjes, por ne donim të dinim se si OSA ndikon në përshpejtimin sistemik të plakjes në krahasim me ata që nuk vuajnë nga kjo gjendje”.
Ekipi i Cortese studioi 16 të rritur jo duhanpirës të diagnostikuar me OSA dhe i krahasoi me tetë subjekte kontrolli për të vlerësuar ndikimin e OSA në plakjen epigjenetike gjatë një periudhe njëvjeçare.
Pas testit bazë të gjakut, grupi OSA mori trajtim të vazhdueshëm pozitiv të presionit të rrugëve ajrore (CPAP) për një vit përpara se të testohej përsëri.
“Rezultatet tona zbuluan se shqetësimet e gjumit të shkaktuara nga OSA dhe nivelet më të ulëta të oksigjenit gjatë gjumit nxisin plakjen më të shpejtë biologjike në krahasim me grupin e kontrollit”, tha Cortese.
“Rezultatet tona sugjerojnë se përshpejtimi biologjik i plakjes është të paktën pjesërisht i kthyeshëm kur zbatohet trajtimi efektiv i OSA,” shtoi ai.
Corteze theksoi se çelësi i suksesit të CPAP, kur bëhet fjalë për ngadalësimin e përshpejtimit të plakjes, në fakt është përdorimi i pajisjes për të paktën katër orë gjatë natës.
Është e paqartë se si rritja e moshës do të ndikojë në rezultatet klinike dhe si zbatohet kjo për grupet e tjera të rrezikut ose fëmijët me OSA.
“Meqenëse fëmijët me OSA trajtohen ndryshe nga të rriturit, ky hulumtim ngre shumë pyetje”, tha Cortese, duke shtuar se nga këto gjetje duhet mësuar më shumë për mekanizmat e veprimit dhe biologjinë. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës