Aplikoni kremin e duarve në flokë, dhe në mëngjes shikoni se çfarë do të ndodhë
Truk i floktarëve francezë
E rëndësishme është që kremi i duarve përmban aloe, glicerinë dhe dyllë.
Edhe pse kjo tingëllon çuditshëm, kremi i duarve mund t’ju ndihmojë shumë në kujdesin… e flokëve.
Aplikimi i kremit në flokë është një mënyrë e mirë që t’u ndihmoni flokëve, duke i bërë më të butë, më të lëmuar dhe më të këndshëm në prekje.
Aplikimi i rregullt i produktit për kujdesin e duarve ndihmon që të arrini efekt qelqi. Krahas kësaj, parandalon formimin e kaçurrelave dhe statikën e flokëve, transmeton Telegrafi.
Truku i floktarëve francezë me përdorimin e kremit të duarve në mënyrë të veçantë do të ndikojë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, kur vëmë kapele në kokë apo kur mbështjellin shallin në qafë, gjë që më së shpeshti krijon flokë të vrazhdë dhe të padisiplinuar.
Aplikimi i kremit të duarve do t’ju ndihmojë të zbutni flokët.
Kjo është zgjidhje ideale për personat me flokë të hollë dhe të thatë, sepse kozmetika nuk i ngarkon së tepërmi. Aplikimi i rregullt i kozmetikës me përmbajtje të pasur do të ndihmojë në kujdesin dhe rigjenerimin e xhufkave të dëmtuara.
Kremi i duarve për flokë – cilin është më së miri ta zgjedhin?
Kremi i duarve të cilin dëshirojmë ta përdorim edhe në flokë patjetër duhet të jetë i pasur materie ushqyese. Para së gjithash duhet të përmbajë materie me efekt hidratimi, duke përfshirë përbërës të tillë si aloe, ure, glicerinë dhe dyllë blete.
Një krem i mirë duarsh duhet të jetë gjithashtu i pasur me zbutës që ushqejnë strukturën e flokëve. Për këtë arsye, ia vlen të kërkoni në përbërje gjalpë shea, vaj makadamia ose gjalpë kakao. Përbërësit e kozmetikës mund të përmbajnë edhe vitamina të mira për flokët (A, C, E). Në vend të kremit të flokëve mund të përdorim edhe losion trupi, por mos harroni t’i kushtoni rëndësi përbërjes së tij.
Vendosja e kremit në flokë është një procedurë e lehtë. Thjesht shtrydhni një sasi të vogël në dorën tuaj dhe më pas shpërndajeni tërësisht nëpër flokë.
Në rast të fijeve të dëmtuara, mund të vendosni krem për duart në flokë gjatë natës, vendosni një kapelë dushi në kokë dhe lani me një shampo delikate në mëngjes. Nëse duam vetëm të mbrojmë skajet nga faktorët e jashtëm, thjesht fërkojeni kremin e tepërt të mbetur pas fërkimit të duarve në to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Ç’është bukuria e brendshme?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit