LAJMI I FUNDIT:

Nis shqyrtimi i raportit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Nis shqyrtimi i raportit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

E plotësuar- Tashmë ka nisur shqyrtimi i raportit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).

Rezultati i shqyrtimit do të bëhet i ditur në uebfaqe më vonë, ka bërë të ditur ky Komision.


Në fotografinë e publikuar shihen edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

—–

Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq në rend dite ka vetëm një pikë, atë të aplikimit të Kosovës, saktësisht raportin e Dora Bakoyannis.

Mbledhja ka nis në ora 14:30, ndërkaq për miratimin e tij duhet të votojnë 27 deputetë.

“…Saktësisht në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30″, bëhet e ditur në agjendë.

Raportuese është Dora Bakoyannis”, bëhet e ditur në agjendë.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite  
Lexo po ashtu Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite  

Pasi të miratohet nga Komisioni, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja.

Ditë më parë, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Knaus në një postim në X shkruan se opinioni i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/