LAJMI I FUNDIT:

Aplikacionet më të pëlqyera të këtij viti, deri më tani (Foto)

Aplikacionet më të pëlqyera të këtij viti, deri më tani (Foto)

Jemi në fund të gjysmës së vitit dhe që tani, është bërë një përmbledhje e aplikacioneve që janë pëlqyer më së shumti.

Nëse jeni në mesin e atyre që kohëve të fundit nuk keni shkarkuar ndonjë aplikacion të ri, por mjaftoheni me të vjetrat që i shfrytëzon për disa vite, mund t’i shikoni këto të pestat që janë pëlqyer më së shumti, transmeton Telegrafi.


Kështu së paku raporton Mashable, që konsideron se që nga fillimi i vitit deri më tani, këto janë aplikacionet më të shkarkuara.

Harry Potter: Vizar United

Ka vetëm pak ditë që është lansuar, por ata që pëlqejnë lojën e cila zhvillohet në ambient, sikur Pokemon Go, nuk e kanë lënë pa e shkarkuar. Megjithëse është kohë e shkurtër e lansimit, kërkesa shumë e madhe për të, është vlerësuar si aplikacion shumë i pëlqyeshëm.

Jumbo: Privacy

Kur mendohet se jemi në një kohë, kur të gjitha aplikacionet e dëmtojnë privatësinë, është një aplikacion, që mendon vetëm për ju. Nëpërmjet Jumbo, do të ndihmoheni që të kontrolloni të gjitha veprimet e juaja, si dhe të kontrolloni shprehitë që i keni në raport me internetin dhe përdorimin e pajisjeve.

Spectre

Me anë të këtij aplikacioni, mund të bëni fotografi, të cilat as që keni menduar se janë të mundura me iPhone. Algoritmi i Spectre, mbledhë disa fotografi njëherësh dhe eliminon objektet e padëshiruara, për një imazh fnal, që është shumë i avancuar.

Tap In

Kur aplikacionet për meditim janë shumë të shtrenjta, është Tap In që vjen falas, duke iu mundësuar të qetësoheni dhe të gjeni paqen. Mjafton të përqendroheni në frymëmarrje, derisa në ekran iu dalin flluska të shumta dhe ndihmojnë që të jëni më të qetë.

Yolo

Pothuajse çdo vit, bëhet viral ndonjë aplikacion, që mundëson të bëhen pyetje në mënyre anonime. Megjithatë Yolo është ndryshe, sepse e ka bazën në Snapchat, që i ka mundësuar të përhapet dhe të jetë më i avancuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori